fbpx

Sharapova, nuk paraqitet në turneun “Indiana Uells”

Tenistja ruse Maria Sharapova, ish-numri 1 në botë për femra, ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale në shpatullën e djathtë. Për pasojë, nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të “Indian Uells”, që nis këtë javën e ardhshme (18 mars).

Siç e dini, kam që verën e shkuar që luaj me shpatullën e dëmtuar dhe me dhimbje. Për gati 10 javës pas US Open u fokusova në terapi të ndryshme për të evituar dhimbjet. Edhe pse situata u përmirësua dhimbjet nuk u eliminuan asnjëherë. Pasi mora mendimin e mjekëve vendosa të kryej këtë ndërhyrje të lehtë në shpatull”, shkruan Sharapova, që nuk fiton prej tetorit 2017.

Aktualisht, tenistja ruse ndodhet në vendin e 29-të të renditjes botërore dhe në Grand Slam të “Australian Open” u kualifikua deri në çerekfinale.