fbpx

SHBA dërgon aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme për të paralajmëruar Iranin

SHBA-të kanë vendosur një aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme për të dërguar një “mesazh të qartë” në Iran.

John Bolton, këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, tha se ky veprim është “përgjigje për një numër të madh shqetësimesh, indikacioneve shkallëzuese dhe paralajmërimeve”, njofton Klan Kosova.

Vendosja e luftanije ishte bazuar në pretendimet e një sulmi të mundshëm ndaj forcave amerikane, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar amerikan.

Bolton shtoi se ata do të kundërshtojnë çdo sulm me “forcë të rreptë”.

Në një deklaratë, Bolton tha: SHBA-të po i vendosin këto mjete luftarake në rajonin e Komandës Qendrore për t’i dërguar një mesazh të qartë dhe të padyshimtë Iranit që çdo sulm mbi interesat e SHBA-së apo ndonjë aleti tonë do të takohen me forcat tona”.

“Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë luftë me regjimin iranian, por ne jemi plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi, qoftë me prokurë, me trupat e Gardës Revolucionare Islamike apo me forcat e rregullta iraniane”.

Anija ishte tashmë në Evropë për lojëra lufte me aleatët e SHBA-së që kanë vazhduar që nga fundi i prillit.