fbpx

SHBA-ja dhe Izraeli të bashkuar përballë Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shfaqën sot në Jerusalem unitetin e dy vendeve të tyre aleate për të kundërshtuar aktet agresive të Iranit në Lindjen e Mesme.

Netanyahu theksoi gjatë një deklarate të përbashkët me Pompeo se presioni i ushtruar nga administrata Trump mbi Iranin po jep frytet e saj.

“Ne duhet ta rrisim, ne duhet ta zgjerojmë (presionin) dhe SHBA-ja me Izraelin të bashkëpunojnë në kushte të ngushta për të zmbrapsur veprimet agresive iraniane në rajon dhe në botë”, theksoi ai.