fbpx

SHBA-ja e gatshme për intervenim ushtarak në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, deklaroi sot se SHBA-ja është e gatshme të ndërmarrë intervenim ushtarak, me qëllim që t’i pengojë trazirat në Venezuelë.

“Aksion ushtarak është i mundur. Nëse kërkohet, SHBA-ja atë do ta bëjë”, tha Pompeo.

Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja më tepër angazhohet për tranzicion të qetë të pushtetit në Venezuelë, por do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të mos eskalojë situata.