fbpx

SHBA-ja planifikon hapje të bazës ushtarake në Poloni

Zëvendëssekretari i mbrojtjes të SHBA-së i angazhuar për çështje politike Xhon Rud në takimet në Varshavë me njerëzit e parë të mbrojtjes polake, ka biseduar për hapjen e bazës ushtarake amerikane në Poloni, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Në takim është dakorduar sistemimi i forcave amerikane të ndodh më së voni deri në shtator të këtij viti.

“Do të marrim pjesë me një propozim shumë serioz dhe këtë javë shqyrtojmë disa hollësi teknike rreth kësaj. Shpresoj se takimi do të rezultojë në bazë të fuqishme për bashkëpunim të mëtejshëm”, deklaroi zëdhënësja e Rud, Kejti Vilberger para anëtarëve të Komisionit të forcave të armatosura në Dhomën përfaqësuese.

Sipas asaj, nëse Polonia e pranon propozimin e Departamentit të shtetit do të vazhdojë me përpilimin e marrëveshjes. Vilberger, megjithatë nuk zbuloi hollësi për propozimin amerikan për Poloninë për hapjen e bazës ushtarake.