fbpx

SHBA-ja së shpejti eksportuesja e dytë e naftës në botë

SHBA-ja do të vijojë të nxjerrë gjithnjë e më shumë ar të zi, për t’u shndërruar në eksportuesen e dytë të naftës që nga 2021 për të ndjekur Arabinë Saudite në tregjet botërore, parashikoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) në raportin e përvitshëm mbi perspektivën e naftës.

”Kjo dinamikë do të forcojë sigurinë në tregun botëror të naftës duke rritur gamën e zgjedhjeve të furnizuesve për shtetet konsumatore, kryesisht në Azi”, parashikon AIE-ja në këtë raport që mbulon periudhën 2019-24.

Ecuria e hidrokarbureve në SHBA e ka shndërruar këtë shtet, i njohur tradicionalisht si importues i arit të zi, një nga prodhuesit kryesorë të naftës në planet.

Ky informacion i paraqitur ka trazuar tregjet botërore të naftës duke nxitur një rritje të ekzagjeruar të ofertës, që çoi në rënin e çmimit të naftës bruto në mes të 2014, një rënie që ky sektor po vuan ende mungesën e rimëkëmbjes.