fbpx

SHBA, më shumë se një miliard dollarë dëme për shkak të përmbytjeve

Ujërat kanë filluar të tërhiqen nga Miduesti amerikan, i prekur nga përmbytje historike që kanë sjellë vdekjen e të paktën tre personave dhe shkaktuar dëme të vlerësuara në më shumë se një miliardë dollarë në Nebraska.

Rritja e nivelit të ujërave, që ka prekur kryesisht shtetin rural të Nebraskas, si dhe Ajouan, u shkaktua nga një stuhi e fuqishme javën e fundit dhe nga një shkrirje e shpejtë e dëborës.

Qindra shtëpi dhe sipërmarrje u përmbytën, shumë rrugë u dëmtuan dhe disa ura u rrëzuan nga fuqia e rrjedhave të ujit.

Përfaqësuesit e këtij shteti kanë vlerësuar dëmet në të mirat publike dhe private në rreth 600 milionë dollarë.

Nga ana tjetër organizata e ngarkuar me përfaqësimin e fermerëve të Nebraskës vlerëson humbjet në një miliard dollarë duke përllogaritur korrjet dhe bagëtitë.