fbpx

SHBA-të dërgojnë përfaqësues special në Prishtinë

Përfaqësuesi i lartë politik i jashtëm i SHBA-së Dejvid Hejll do të vizitojë Kosovën më 8 dhe 9 mars, ku do të takohet me liderët kosovarë, ka bërë të ditur ambasada amerikane në Prishtinë.

Hejl i cili e kryen funksionin e nënsekretarit të SHBA-së për çështje politike, që është funksion i tretë më i lartë në Stejt Departamentin do të udhëtojë në Prishtinë në momentin kur dialogu me Beogradin është në ngecje.

Sipas mediave të Prishtinës, SHBA-të tentojnë të lëvizin negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që udhëhiqen nën patronazhin e BE-së.

Presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi Hejlin për nënsekretar më 30 gusht të vitit të kaluar.