fbpx

Shënon rënie çmimi i naftës së papërpunuar

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan sot rënie pasi paraprakisht dy gjigantët amerikanë të prodhimit të naftës, njoftuan mbi synimet e tyre për të rritur prodhimin në pesë vitet e ardhshme.

Treguesi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar “Brent”, sot ka filluar tregtimin me 65,41 dollarë për fuçi, që është një ulje me 0,3% nga një ditë më parë kur u tregtua me 65,59 dollarë për fuçi.

Ndërkohë që treguesi tjetër amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) tregtoi naftën me 56,11 dollarë për fuçi, një rënie me 0,15 për qind nga e marta, kur shitej me 56,19 dollarë për fuçi.

Zhvillimet e fundit janë rrjedhojë e njoftimit që bënë dy gjigantët amerikanë të prodhimit të naftës, “ExxonMobil” dhe “Chevron”, të cilët thanë se të martën do të rrisin prodhimin në pellgun Permian secili me rreth një milion fuçi në ditë, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Prodhuesi më i madh i naftës në botë ka shënuar një rekord të ri të prodhimit të naftës me 12,1 milionë fuçi në ditë.