fbpx

Shkëndija pa Alimin e Muratin shkon në Çair

Skuadra e Shkëndijës do të jetë e dobësuar para përballjes me FC Shkupin. Sipas sitit zyrtar të skuadrës tetovare, për shkak të kartonave të verdhë , në përballjen në stadiumin në Çair do të mungojnë Armend Alimi dhe Mevlan Murati. Ndërkohë te vendasit do të mungojë Besart Krivanjeva , poashtu për shkak të 5 kartonave të verdhë. Përballja FC Shkupi – Shkëndija , do të zhvillohet të dielën , në orën 14.00.