fbpx

Shkolla e Shishovës, prindërit kërkojnë zgjidhje

Komuna e Sarajit ka përkujtuar Ministrinë e Arsimit se janë njoftuar me kohë për funksionimin  e paraleles së kombinuar në shkollën e fshatit Shishovë të kësaj komune, ku në një klasë mësojnë 30 nxënës, 20 të klasës së parë dhe 10 nxënës të klasës së dytë. Fari Rexhepi, përgjegjës për Arsim në Saraj, tha se kërkesa e fundit për një punësim të ri është dërguar më 31 korrik të vitit 2018 e që deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje.

Në bazë të procedurave që të vije deri te marrja e pëlqimit të vendit të ri të punës dihet se ajo kërkesë duhet të përcillet në ministri të Financave dhe pa pëlqimin e ministrisë së Financave nuk mund të fillon ose nuk mund të lejohet vendi I ri I punës. Edhe shkolla, edhe komuna e Sarajit e kanë përcjell këtë kërkesë dhe ne posedojmë edhe  dokumentacionin ose argument të themi, mos të flasim fjalë boshe, ja këtu është kjo kërkesë e përcjell në Ministrinë e Arsimit për të gjitha shkollat që janë në territorin e Komunës së Sarajit”-tha Fari Rexhepi, përgjegjës për arsim, Komuna e Sarajit.

Në rast të përgjigjes negative nga Ministria e Arsimit, nga komuna e Sarajit nuk japin shpresë se ky problem mund të zgjidhet me financim nga buxheti i saj.

Duhet të jemi objektiv dhe të realët, buxheti i Komunës së Sarajit nuk e ka atë mundësi që të financojë nga buxheti I saj vende të punës, në këtë rast për arsimin fillor”-theksoi Fari Rexhepi, përgjegjës për arsim, Komuna e Sarajit.

Ditë më parë, prindërit e nxënësve që mësojnë në paralele të kombinuara u shprehën të revoltuar për gjendjen momentale të fëmijëve të tyre. Sipas tyre, institucioneve përkatëse duhet urgjentisht të zgjidhin këtë problem në të kundërtën mund të organizohen edhe protesta. Shkolla periferike në Shishovë është pjesë e shkollës qendrore “Sami Frashëri” të fshatit Gllumovë.

 Melihate Rustemi