fbpx

Shkon në tre numri i të vdekurve nga sulmuesi në Holandë, 20 persona po trajtohen në spitale

Ka shkuar në tre numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me armë zjarri në një tramvaj të Holandës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Utrecht-it, Jan van Zanen në një deklaratë kur bëri adresimin e tij për media lidhur me rastin, i cili po dyshohet të jetë akt terrorist.

Veç tre personave që raportohet së janë vrarë nga personi i dyshuar 37 vjeçar Gormen Tanis, Zanen tha se edhe numri i të plagosurve ka shkuar në nëntë.

Ndërsa mediet holandeze potencuan që të paktën 20 persona u dërguan në spital për t’u trajtuar pas këtij incidenti.