fbpx

Shkup, sulmohet një shtetase e Zelandës së Re

Më 6 maj 2019, në ora 02:50 në Stacionin Policor të Kisella Vodës, F.V. (28) nga Zelanda e Re raportoi se rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën “Pushkinova” është grabitur nga një person i panjohur. Grabitësi pasi ka sulmuar shtetasen e Zelandës së Re ka grabitur bizhuteri, një çantë dhe një telefon celular . Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.