fbpx

Shpërthim i fuqishëm në Athinë

Një shpërthim i fuqishëm në një parking makinash tronditi Athinën mëngjesin e kësaj të premteje. Sipas të përditshmes Kathimerini, ngjarja ndodhi në Glyfada, në jug të kryeqytetit grek dhe nga të dhënat e para raportohet për të paktën një person të plagosur.

Me të mbërritur në vendngjarje, forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse vendosën perimetrin e sigurisë, duke bllokuar një zonë të gjerë të rrugës Vouliagmenis.

Forcat zjarrfikëse konfirmuan se nga flakët u përfshinë të paktën 4 automjete, ndërsa dëshmitarë thanë për policinë se kishin dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.