fbpx

Shqipëri, betohen 4 deputetët e rinj të LSI-së

Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë betuar katër deputetë të rinj.

Të katër deputetët e rinj janë: Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Aurora Mara dhe Enver Roshi që të katër nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me betimin e këtyre katër deputetëve, Parlamenti shkoi në kuotën e 86 deputetëve që i jep mundësinë këtij institucioni të miratojë edhe ligje me shumicë të cilësuar që kërkojnë 84 vota./