fbpx

Shqipëri, Dita e Verës “bën bashkë” Ramën e Bashën

Në këtë Ditë Vere në Shqipëri, krerët e politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë zgjedhur të vizitojnë Elbasanin.

Edhe pse zyra e Kryeministrit në Shqipëri njoftoi se nuk do të ishte në qytet, Edi Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Po ashtu në Elbasan ndodhet edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili po zhvillon takime me qytetarët për këtë festë dhe për protestën e 16 marsit në Tiranë .