fbpx

Shqipëri, KQZ-ja fut edhe dy deputetë në Kuvend

Dy deputetë të rinj i shtohen radhës së opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, duke e çuar në 14 numrin e deputetëve të rinj  opozitarë pas largimit në masë nga opozita. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri i dha sot mandatin Alban Zenelit në Kukës dhe Ligoraq Karamelos në Korçë, të cilët ishin në listën e Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi zëvendësimin e deputetëve që u dorëhoqën, duke i dhënë mandatin dy ligjvënësve të rinj, çka çon në 14 kartona numrin e opozitës në Parlament.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve debatuan sërish për radhën e ndjekur në zëvendësimin e listës së PD-së.