fbpx

Shqiptarët triumfojnë në Tuz

Ka përfunduar numërimi në komunën e Tuzit.

Partitë shqiptare marrin 16 mandate nga 32 që ka komuna e Tuzit.

Pritet që edhe një nga socialdemokratët e Milo Gjukanoviç të kalojë me koalicionin shqiptar duke përbërë kështu shumicën absolute. Kujtojmë që kryetari i komunës zgjidhet me votat e këshillit.

Partitë shqiptare kanë marrë afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Tuzin. Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e Pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidonte përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kishin 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët kane vendosur të hedhin votën e tyre.