fbpx

Shtëpia e Kulturës në Tetovë, dy javë pa energji elektrike

Që prej dy javësh shtëpia e kulturës në Tetovë është pa energji elektrike. Shkëputja nga sistemi ka ardhur si pasojë e borxhit të akumuluar prej rreth 500.000 denarësh. Drejtori, Artan Arsllani për këtë fajëson Ministrinë e Kulturës e cila sipas tij nuk ka lëshuar në kohë mjetet dhe ka bërë vonesën e planifikimeve për vitin e ardhshëm.

Problemi qëndron në atë se ishte fund-viti, planifikimet për vitin e ardhshëm stërzgjaten paksa dhe erdhi deri te numri tek tre fatura që EVN jo vetëm institucionet por edhe shtëpitë private i ç’kyç. Zakonisht vonohen planet, vonohet transferi i mjeteve sepse kalon në pesë institucione deri sa të arrin në destinim – tha Artan Arsllani, drejtor.

Nga ministria e kulturës thonë se fondet i kanë lëshuar në kohë, por se në rastin konkret bëhet fjalë për borxh nga viti i kaluar.

Ministria ka paguari mjetet që si borxh i mbetur ishin dërguar me faturën e EVN. Kompania EVN veproi ka ndërprerë energjinë në Qendrën e kulturës në Tetovë pasi institucioni ka detyrime të pashlyera nga viti i kaluar. Ministria e kulturës rregullisht përmbush obligimet ndaj Qendrës për kulturë për pagesën e energjisë elektrike – njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Për pasojë, tani 15 ditë Shoqëritë kulturore artistike nuk kanë mundur të zhvillojnë ushtrimet e tyre në hapësirat e Pallatit për kulturë.

Kjo na shkakton probleme shumë të mëdha veçanërisht neve SHKA-ve, që programin vjetor e kemi veçmë të planifikuar. Është vërtetë diçka që na shqetëson dhe një problem që presim që të ketë zgjidhje – tha Jeton Pustina, kryetar i SHKA, Xheladin Zeqiri.

Shtëpia e kulturës në Tetovë, përveç problemeve me energjinë elektrike, shpesh ka edhe probleme me nxehjen gjatë dimrit dhe mos furnizimin me naftë në kohë.

Bashkim Sulejmani