fbpx

Shumë komuna në Shkup nesër pa energji elektrike

Nga “EVN” Maqedoni  informojnë se nesër për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin distribuiv elektrik, pa rrymë elektrike do të ngelen përdoruesit në më shumë komuna të Shkupit.

Në periudhë nga ora 09.00 deri në 10.00 pa energji elektrike do të jenë rr. “Frank Harkort Maning” në Komunën Kisella Vodë.

Nga 09.00 deri në ora 15.00 shfrytëzuesit e rrugës 1,2,3,4,5,6 dhe 7 në fshatin Batincë në Komunën e Studeniçanit, derisa pa energji elektrike nesër do të ngelen shfrytëzuesit në periudhë nga ora 13.00 deri në ora 16.00 nga rr. “Elisie Popovski Marko” në Komunën Qendër.

Ndërhyrje dhe ndërpreje për një kohë të caktuar janë paralajmëruar edhe nëpër Komuna tjera si Butel, Saraj e Karposh.