fbpx

S’ka zgjidhje për kontestin mes qeverisë dhe “Helenic Petroleum”

Akoma nuk është arritur marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe Helenik Petroleumit për padinë me të cilën kompania greke kërkon dëmshpërblim prej 32 milion eurove shkaku i mosrespektimit të marrëveshjes për blerjen e mazutit. Zv.kryeministri Angjushev tha se kanë kërkuar përmes ndërmjetësimit kontesti të zgjidhet në kuadër të Bashkësisë energjetike evropiane. Nëse nuk gjendet zgjidhje atëherë do të fillojë procedura arbitrare në të cilën Helenik Petroleum ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.

Ajo që është pozicioni ynë në kuadër të tashmë marrëdhënieve të mira fqinjësore me Greqinë do të tentojmë ta shfrytëzojmë këtë format dhe të tentojmë të ulim sa është e mundshme dëmin që do të mund ta përballonte shteti ynë, gjegjësisht mjetet që si penalti do të duhet t’i paguajë t’i ulim sa është e mundshme më shumë”-tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.

Megjithatë, Angjushev shtoi se lëshimi i serishëm eventual në funksion i naftësjellësit nga Selaniku për në Shkup nuk ka të bëjë me padinë e Helenik Petroliumit. Kjo kompani dhe Maqedonia e Veriut janë pronarë të përbashkët të naftësjellësit. Helenik petroleum e padit shtetin pasi nga viti 2007 deri në fund të vitit 2011 deri kur ka punuar rafineria, shteti sipas marrëveshjes ka pasur për obligim të sigurojë nga 500 tonelata mazut në vit, por ky detyrim nuk është përmbushur. Kjo nuk është padia e parë e Helenik Petroleum për shtetin. Në vitin 2007 për shkak të padisë me përmbajtje të njëjtë, vendi pagoi dënim prej 40 milionë eurove.

Aleksandra Spasevska