fbpx

Skuadra zhvillon 2 ndeshje me pauzë vetëm 6 orë!

Skuadra nga Venezuela, Deportivo Lara duhet të luajë 2 ndeshje në harkun e 6 orëve. Kalendari ka përcaktuar se ndeshjen e parë do të luajnë në orën 15:30 për kampionatin vendas në transfertë ndaj Llaneros, ndërsa në orën 21:00 do të luajnë sërish për Copa Libertadores, këtë herë kundërshtar do të jetë skuadra argjentinase e Hurakan. Kujtojmë që në vitin 2018, Boca Juniors u detyrua të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve sepse llogaritë e kalendarit ishin bërë gabim. Këtë herë CONMEBOL nuk ka faj sepse ka qenë federata e Venezuelës që e ka bërë kaos kalendarin e kampionatit, për shkak të trazirave dhe kaosit politik që ka kapluar këtë shtet.