fbpx

Solari: Nuk pranova këtë punë që tani të dorëzohem

Santiago Solari ka parë se si brenda javës, nën drejtimin e tij, Real Madrid ka dalë nga lufta për çdo trofe, duke u mundur dy herë nga Barcelona dhe duke u eliminuar në mënyrë të turpshme në shtëpi nga Liga e Kampioneve. Por trajneri argjentinas nuk ka ndër mend të jap dorëheqjen dhe këtë e konfirmoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Nuk mora përsipër një punë kaq të vështirë për t’u dorëzuar tani. Nuk është fundi i një cikli, edhe pse këtë duhet ta vlerësoni ju ndërsa ne na mbetet të punojmë. Ishte një sezon ku e dinim që kishim shumë të rinj të ndërthurur me kampionë me shumë eksperiencë. Real Madrid kthehet gjithmonë dhe gjithmonë më i fortë”, tha ai.

Ndoshta ishte një javë e komplikuar por kjo nuk e bën më pak të dhimbshme. Falënderoj tifozët që na kanë mbështetur e qëndruar pranë. Sot dolëm të eliminuar nga fusha e lojës, por si kampionë të trefishtë të Europës. Kjo i jep edhe më shumë vlerë asaj që ka bërë kjo skuadër më parë, sepse është shumë e vështirë të fitosh. Nuk dua të shfaq mungesë respekti ndaj askujt, por sot e ndjemë shumë mungesën e kapitenit Serhio Ramos”, tha Solari para gazetarëve.