fbpx

Spasovski: Procesi zgjedhor i drejtë dhe demokratik (video)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një konferencë për shtyp para gazetarëve ka informuar edhe për rrjedhshmërinë e procesit zgjedhor në këtë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas Spasovskit ky raund i dytë ka qenë i qetë, demokratik dhe i drejtë ku qytetarët edhe një herë sot treguan pjekuri ashtu siç i ka hije një vendi demokratik. Sipas tij a pasur vetëm disa raste të izoluar parregullsish por që nuk kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tersi.

  Sot janë zhvilluar zgjedhje të lira të ndershme dhe fer ashtu siç i ka hije një vendi demokratik. Qytetarët edhe një herë sot treguan pjekuri, qëndrueshmëri dhe sjellje demokratike. Në të njëjtën kohë dua të falënderoj të gjithë punonjësit e policisë, ku edhe një herë sot treguan maturi dhe profesionalizëm, ashtu si dhe dy javë më parë. I gjithë procesi ka vijuar i qetë dhe pa incidente të theksuara. Kemi pasur vetëm tre raste të fotografimit të fletës së votimit, ndaj këtyre personave ka filluar procedimi penal. Një person në Negotinë ka shënuar fletën e votimit me stilolaps. Ndërsa 2 persona janë ndaluar në Manastir ku organizoni sjellje të personave në qendrat e votimit- tha Spasovski.