fbpx

Spektakël në “Alianz Arena” me 25 kamera

Të gjithë duan të shohin supersfidën e fundjavës mes Bajern Munihu dhe Borusia Dortmundi,  e cila do të luhet ditën e shtunë në orën 18:30. Ndeshja mund të vendosë fatin e kampionatit gjerman.

Leon Goretzka i Bajern: “Do të jetë ndeshja më e bukur e sezonit. E gjithë Gjermania po e pret me padurim, madje e gjithë Europa!”

Kjo nuk është e gjitha pasi që tani është regjistruar rekordi i parë! 25 kamera do të jenë në stadium në vend të 19 apo 20 kamerave që ndodhen zakonisht për të transmetuar ndeshjet.

Pamjet nga ajri do t’i mundësojë një dron me kamera të integruar. Prapa portës do të ketë për të parën herë kamera të vogla “ultra-sloëmotion” që do të komandohen nga larg. Pamja e tyre kalon përtej rrjetës së portës dhe pritet të shfaqin disa momente të bukura dhe të papara ndonjëherë në atë mënyrë. Një tjetër risi do të jetë kamera e vendosur në flamujt e këndit! Plot 260 persona janë duke punuar në televizion për këtë ndeshje. Sfida do të ndiqet nga tifozët e futbollit rreth e qark botës. Ajo do të transmetohet në 205 vende, nëpërmjet 16 kanaleve ndërkombëtarë.