fbpx

“Sport”: Barcelona për 60 mln euro siguron De Lightin

Barcelona është afër që të sigurojë edhe një futbollit holandez , pasi që duhet të tejkalohen vetëm disa detaje të vogla për të firmosur me Matijas de Liht. Sipas të përditshmes katalonase “Sport”, Barcelona është gati të paguajnë 60 mln euro dëmshpërblim për mbrojtësin e Ajaksit. Mbrojtësi holandez pritet të firmos kontratën 5 vjeçare dhe në të ardhmen të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes te Barcelona. Më parë skuadra katalonase, ka arritur që të firmos me Frenki De Jongu, i cili për 75 mln euro do të zbarkojë këtë verë në Barcelona. Nëse realizohet edhe transferimi i dytë, Ajaksi këtë verë do të përfitojë 135 mln euro.