fbpx

Stevo Pendarovski për vizitë në selinë e BDI-së në Tetovë (foto)

Kandidati për president, Stevo Pendarovski po qëndron në selinë e BDI-së në Tetovë.

“Erdhe ta publikoj vizionin tim, unë kam 20 vjet që jam prezent në opinion. Maqedonia për të gjithë, nuk do të ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, nuk duhet të ketë qytetarë të privilegjuar por të gjithë duhet të jenë të barabartë. Unë nuk heq dorë nga ky koncept, përkundrazi do të angazhohem që kjo të bëhet realitet”, tha Pendarovski, sipas të cilit është shumë e rëndësishme që zgjedhjet presidenciale të të jenë të lira dhe demokratike dhe me këtë t’i dëshmojmë Evropës se jemi të gatshëm dhe të pjekur që të bëhemi pjesë e familjes evropiane.

“Më e rëndësishme është që të mos i japim shkas opozitës që të thotë se nuk jemi të aftë të organizojmë zgjedhje, por duhet të bëjmë përpjekje që edhe ndërkombëtarët t’i bindim se jemi të aftë dhe të pjekur për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane”, deklaroi Pendarovski pas vizitës së shkurtër që i bëri BDI-së në Tetovë.