fbpx

Strugë, ASH dhe VMRO nuk kanë marrë fondet

Gati dy vjet pas zgjedhjeve lokale, dy partitë kryesore opozitare në Strugë, VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët ankohen se ende nuk i kanë marrë fondet e nevojshme që iu takojnë me Ligj nga pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2017. Ndryshe nga ata LSDM-ja dhe BDI në pushtet i kanë marrë tashmë paratë .Për këtë ata e fajësojnë qeverisjen aktuale lokale në Strugë, e cila duhet t’i transferojë këto para sepse bëhet fjalë për zgjedhjet lokale.

Nga vetë administrata komunale u tha se vetëm LSDM dhe BDI u paguan për zgjedhjet lokale në 2017, ndërsa partitë e opozitës janë ende në pritje, megjithëse vetë ata kanë konfirmuar se vendimet janë nënshkruar dhe ende nuk janë paguar. Të paktën nga VMRO DPMNE, raporti financiar u dorëzua në kohë në administratën komunale në fillim të vitit 2018. Cilat janë arsyet edhe ne nuk i dimë “. – tha Dejan Paunovski, VMRO DIMNE- Strugë

Paunoski dyshon se mund të jetë një gabim i qëllimshëm i administratës komunale. Sipas tij, kjo është një shumë që llogaritet sipas votës së fituar nga fletëvotimi. Në zgjedhjet e fundit lokale, VMRO-DPMNE fitoi 4,850 vota për listën e këshillit dhe 4,150 për kandidatin për kryetar komune.

Nga Aleanca thonë se ishte parashikuar që paratë të paguheshin në shtator të vitit 2018. Alsat u përpoq të merrte një përgjigje nga qeverisja lokale në Strugë, por edhe këtë herë si edhe disa herë në periudhën e kaluar nuk mundëm të merrnim përgjigje në këtë pyetje.  –u shpreh Imer Imeri, Aleanca e Shqiptarëve – Strugë

Miki Trajkovski