fbpx

Strugë, shkelje ndërtimore në bregun e liqenit

Kontrolli i jashtëzakonshëm në bregun e Strugës i tre inspektorateve shtetërore, i ndërtimtarisë, bujqësisë dhe i ambientit jetësorë në bashkëpunim me Agjencinë e Kadastrës kanë konstatuar një varg shkeljesh në hapësirën e bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Nga Këshilli i Inspektimit pranë Qeverisë për Alsat thonë se me urdhër të tyre, kontrolli këtë herë është realizuar në pjesën e pushimores “Majski Cvet” deri në fshatin Kalishtë, për dallim nga kontrolli i mëparshëm që u realizua në pesë parcela.

Shërbimet e inspektimit që e kanë realizuar kontrollin, na kanë njoftuar se në lokacione të caktuara janë konstatuar objekte të ndërtuara për të cilat nuk janë dhënë lejet përkatëse, ku inspektori i autorizuar ndërtimor pranë komunës së Strugës tashmë ka marrë vendim për largimin e objekteve dhe në mënyrë përkatëse e ka njoftuar Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër”-thonë nga Këshilli i Inspektimit.

Nga Këshilli i Inspektimit gjithashtu thonë se në disa lokacione është vërejtur kallam i djegur, për çka inspektorët e ambientit jetësor kanë ngritur kallëzime penale ndaj një personit të panjohur.

Lidhur me mbeturinat dhe hedhurinat ndërtimore që janë konstatuar gjatë kontrollit, Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësorë njofton se për veprim, përkatësisht për shqiptim të masave përkatëse dhe largimin e tyre, kompetent është inspektori i autorizuar i ambientit jetësorë”-theksojnë nga Këshilli i Inspektimit.

Për dallim prej kësaj radhe, gjatë kontrolleve të para që u realizuan, shërbimet e inspektimit siç njoftuan atëherë, nuk kanë vërejtur kurrfarë aktivitete ndërtimore. Aktivistët civil dhe ekologjik që gjatë kohë alarmonin për gjendjen e këtillë, shprehen se nevojiten masa më të ashpra dhe sanksione të vërteta ndaj atyre që dëmtojnë bregun e liqenit.

Musai shton se me ligj duhet të ndalohet edhe djegia e kallamit përgjatë bregut. Alsat njoftoi se betonimi i bregut të Strugës ndodhë edhe në rrugën drejt fshatit Radozhdë, ku në disa lokacione veç më kanë filluar aktivitete ndërtimore që gjenden menjëherë pranë liqenit. Disa nga banorët lokal dyshojnë se disa prej atyre që ndërtojnë në këtë pjesë, janë njerëz me poste të larta dhe biznesmenë.

Miki Trajkovski