fbpx

Sudan, urdhërohet lirimi i grave të burgosura politikisht

Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka urdhëruar lirimin e të gjitha grave të arrestuara gjatë protestave të vazhdueshme në Sudan.

Duke iu drejtuar një tubimi politik në kryeqytetin Khartoum, al-Bashir bëri të ditur se kishte udhëzuar shefin e intelegjencës së vendit të tij të liroj të gjitha të gratë e burgosura politikisht.

“Ne kemi urdhëruar shefin e intelegjencës, Salah Gosh, që pa vonesë të liroj të gjitha gratë e arrestuara”, tha al-Bashir.

Në muajin janar, ministri i Punëve të Brendshme, Ahmed Bilal Osman, tha se rreth 800 protestues u arrestuan, por se rreth 160 u liruan në të njëjtin muaj.

Mijëra gra protestuan dje në kryeqytet për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas./AA/