fbpx

Sulm vetëvrasës në Afganistan , 16 të vdekur

Një sulmues vetëvrasës në Afganistan të mërkurën në qytetin lindor të Jalalabad ka vrarë 16 punonjës të një kompanie afgane.

Sulmuesi, i cili ishte në këmbë, shpërtheu eksplozivin e tij pranë zyrës së një ndërmarrje ndërtimi pranë aeroportit të qytetit, tha Attaullah Khogyani, një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, kryeqytet i të cilës është Jalalabad, transmeton Klan Kosova.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Bombardimet vijnë pasi negociatat e SHBA dhe talebanëve po vazhdojnë me bisedime të vazhdueshme për paqen në Katar që kanë për qëllim përfundimin e konfliktit gati 18-vjeçar.