fbpx

Sulmi në Tel Aviv, ushtria izraelite si përgjigje ka qëlluar njëqind caqe të Hamasit

Armata izraelite sot ka bërë të ditur se gjatë natës ka qëlluar njëqind caqe të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, si përgjigje të sulmit raketor mbi Tel Avivin, i cili rrallë gjendet në sulm të lëvizjes ekstremiste.

Në kumtesë theksohet se ushtria ka qëlluar një kompleks afarist në qytetin Gazë, instalime nëntokësore të cilat i shërbejnë Hamasit si repart për prodhimin e raketave, si dhe qendër të lëvizjes e përdor për programin e dronëve.

Sulmet ajrore izraelite kanë pasur pas sulmit me raketa mbi Tel Avivin, ndërsa Hamasi dhe organizata më e vogël Xhihadi Islamik e kanë mohuar përzierjen.

Përleshjet e reja kanë ndodhur në momentin kur Egjipti ka ndërmarrë përpjekje për ndërmjetësim në zgjerimin e marrëveshjes për armëpushim midis dy kundërshtarëve, të cilët për herë të fundit luftuan në vitin 2014.