fbpx

Sulmuesi ka publikuar video drejtpërdrejtë nga sulmi në xhamitë në Zelandën e Re (VIDEO)

Një prej terroristëve i cili e ka kryer sulmin në xhamitë në qytetin Krajstriç, të Zelandës së Re publikoi video drejtpërdrejtë në Fesjbuk. Klipi është bërë gjatë kohës së sulmit, publikoi “Uashington tajms”.

Në videon 17-minutëshe shfaqet sulmuesi Brenton Tarant, i cili ka dalë nga automjeti, ka marrë armë nga bagazhi, ka kryer sulmin dhe është kthyer në automjet.

Videoja  tashmë është fshirë nga Interneti. Megjithatë, inserte të videos përhapen në rrjetet sociale.

Të paktën 40 persona humbën jetën në këtë sulm ndërsa më shumë se 20 janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë./MIA