fbpx

Tabela në vendkalimin kufitar të Tabanocit me përplot gabime

Zbatimi i gjuhës shqipe nga disa institucione të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur me gabime gjuhësore që ka nxitur reagime të shumta në opinion, pasi sipas njohësve të çështjeve të gjuhës, të gjitha përkthimet që i bëjnë institucionet duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, apo të presin nisjen me punë të dy agjencive që do të kenë për detyrë zbatimin e dygjuhësisë.

Gabimet që janë regjistruar kryesisht kanë të bëjnë me emrin e ri të shtetit, me mospërdorimin e drejt të disa shkronjave, përdorimin e fjalëve të huaja, apo përkthimin e fjalive pa respektimin e normave gramatikore.