fbpx

Tajani: 11 prilli data limit e Brexit

Limiti për shtyrjen e shkurtër të Brexit duhet të jetë 11 prilli, data brenda të cilës Britania e Madhe duhet të njoftojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet për Parlamentin Europian (PE), tha Antonio Tajani në një konferencë për shtyp.

Këto deklarata i bëri Presidenti i PE-së, Antonio Tajani, si përfaqësues i Parlamentit gjatë bashkëbisedimit me 28 liderët europiane në samitin që po zhvillohet në Bruksel.