fbpx

Thaçi: Fitorja në Tuz është fitore mbarëshqiptare

Presidenti i Kosovës, ka uruar koalicionin shqiptar për fitoren në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.

“Fitorja në Tuz është fitore mbarëshqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Është dëshmia më e freskët se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali”.

“Urime!”.

Koalicioni shqiptar me në krye Nikë Gjeloshaj nga numërimet e mbrëmshme të votave ka fituar 16 mandate nga 32 në Komunën e Tuzit.