fbpx

Thaçi flet si Komandant Suprem: Kushdo që tenton ta cënojë Kosovën, i përgjigjemi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat kërcënuese që po vijnë nga Serbia, duke thënë se do të mbrohet Kosova me çdo kusht nga kushdo që tenton të cënojë integritetin dhe sovranitetin e saj.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të mbrohet vetëm me Polici, por edhe me Ushtri nëse Beogradi nuk ndalet.

‘’Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. E kanë dëshiruar por nuk do të ndodh. Unë jam komandant suprem.  Dëgjoj plot zëra nga Serbia. Kosova do t’i përgjigjet edhe me ushtri,  me  FSK dhe  jo vetëm me polici. Nëse nuk ndalet Beogradi me politikën nxitëse, do të mbrojmë territorin, sovranitetin dhe pavarsinë me cdo kusht’’, ka thënë Thaçi.

Tutje Thaçi ka theksuar se për idenë e korrigjimit duhet qenë shumë të kujdesshëm, sepse shumë shpejt vjen qershori, atëherë kur pritet të merret ndonjë vendim për vizat.

‘’Për korrigjim duhet të jemi shumë të kujdeshëm sepse shumë shpejt vjen qershori për vizat, duhet të fokusohemi në qeverisjen e brendshme kundë rkrimit, trafiqeve. Nuk mjafton të merremi vec me Serbinë e të mbulojmë gjërat jo të mira që ndodhin në vend.