fbpx

Thaçi: Jo shkëmbimit të territoreve, por korrigjim të kufinjëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se nuk do të lejojë për asnjë rrethanë dhe asnjë çmim shkëmbimin e territoreve por vetëm korrigjimin e kufijve. Thaçi në Tiranë tha se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën kombëtare. “Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund ta cenojë kush 1 milimetër territorin e vendit. Askush nuk mund ta cënojë as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmalin dhe asnjë pjesë të territorit. Për ndarje të Kosovës dhe ekzagjerime termave të tilla dhe ata që flasin sot janë ata që kanë ndihmuar Sllopodan Millosheviqin, janë miqtë e Radonçiqit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova”, është shprehur Thaçi. Megjithatë presidenti i Kosovës tha se mbështet korrigjimin e kufijve. “Nuk ka njeri në botë që mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit  për bashkëngjitje me territorin e Kosovës pa cenuar territorin e Kosovës”, tha Thaçi.

Alsat