fbpx

Tiago Silva: Është një turp i vërtetë

Paris Sen Zhermeni ka pësuar një tjetër zhgënjim në Ligwn e Kampionwve. Kampionët në fuqi të Francës janë eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube nga Mançester Junajtedi , duke shpërdoruar avantazhin 2-0 të siguruar në ndeshjen e parë. Kapiteni i PSZH-së, Tiago Silva, ka shprehur të gjithë hidhërimin e tij në përfundim të ndeshjes.

“E kam shumë të vështirë të flas. Është një turp i vërtetë. Ne luajtëm shumë mirë në fushën e tyre, por nuk bëmë atë për të cilën kishim folur para ndeshjes së sotme. Po luanim mirë, por gjithçka ka mbaruar tani. Ky është futbolli. I kërkoj tifozëve të na falin”.