fbpx

Tifozët: Fitorja e Ajaksit për nder të Johan Krojfit

Ish kampioni i Evropës, Ajaksi zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme dhe turpëroi kampion e Evropës, Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, ashtu që fitorja 1-4 si mysafirë , ka një simbolikë të veçantë për tifozët e Barcelonës.

Sipas tyre rezultati në tabelën e madhe 1-4 është për nderë të Johan Krojfit. Holandezi Krojf është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, i cili me Ajaksin dominoi në vitet 70-ta dhe pastaj ishte pjesë e ekipit katalonas, ku I vendosi themelet e klubit në kohën moderne. Pasi që Barcelona I morri 2 trofe, duke eliminuar Realin nga gara për trofetë në Spanjë, Ajaksi tani e eliminoi nga Liga e Kampionëve. Për një javë , Reali humbi tre trofe.