fbpx

Timmermans mbështet idenë e një page minimale europiane

Frans Timmermans, kandidat i socialistëve për presidencën e Komisionit Europian mbështeti sot idenë në Varshavë të vendosjes së një page minimale në të gjitha shtetet anëtare, për të ulur polarizimin në rritje mes të pasurve dhe të tjerëve.

”Ne kemi nevojë për një pagë minimale në BE, e njëjtë në secilin shtet anëtar në 60% të pagës mesatare në këtë shtet’’, pohoi politikani holandez gjatë një debati për zgjedhjet në Parlamentin Europian organizuar nga partia social-demokrate polake SLD.

”Duhet arritur në standardin e punës së paguar tre euro ora’’, shtoi ai, duke vlerësuar se shumë shpesh punonjësit në Europën Lindore paguhen shumë më pak se ato në Perëndim, ndërsa kostoja e jetesës nuk është aq e ndryshme.

Njëzet e dy shtete të BE-së nga njëzet e tetë kanë një pagë minimale të ligjshme, të përcaktuar me ligj, por dallimet janë ekstreme me paga minimale që regjistroheshin në 2017 me 460 leva pagë bruto në muaj (235 euro) në Bullgari deri në 1.999 euro në Luksemburg, ose një raport një me nëntë./ATSH