fbpx

“Titanik 2”, Mijallkov dënohet me 3 vjet burg, Fetai kërkon paraburgim

Gjashtë nga të akuzuarit në lëndën “Titanik 2” janë dënuar me burgim për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është dënuar me 3,2 vjet burg. Dënimi më i madh i është shqiptuar Bedredin Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDSH-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Me 3 vjet burg janë dënuar edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, të VMRO-DPMNE-së asaj kohe, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Prokurorja Fatime Fetai, pas shqiptimit nga ana e trupit gjykues me 3.2 vite burg për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i ka kërkuar trupit gjykues që Sasho Mijallkovi të shkoj menjëherë në paraburgim, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masa shtesë sigurie.

I vetmi që nuk ka qenë prezent në leximin e aktvendimit ishte kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.