fbpx

Totenhami lëviz në merkato, kërkon Kiezën e Fiorentinës

UEFA Europa League 2016/2017 Fase a Gironi Gruppo J Fiorentina-Qarabag

Hari Kejn është gati të largohet nga Totenhami, së bashku me trajnerin Maurisio Poketinjo, me insistim e madh të Real Madridit që kërkon këtë dyshe në merkaton verës. Andaj Totenhami nuk ka humbur kohë dhe ka lëvizur në merkato, ndërsa sytë i ka drejtuar kah Italia. Sipas “Mirror”, me paratë që do të vijnë nga shitja e Hari Kejnit, Totenhami do të hidhet në sulm për të sjellë në Premier Ligë sulmuesin 21-vjeçar të Fiorentinës, Federiko Kiesa dhe “Spurs”-at janë gati të paguajnë 80 milionë euro. Juventus, Inter dhe Milan janë 3 skuadrat italiane që duan poashtu shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar.