fbpx

Tragjedi në Basel, vritet me thikë 7-vjeçari nga Kosova

Një 7-vjeçar ka ndërruar jetë pas sulmit me thikë që iu bë në një rrugë të Baselit nga një grua 75-vjeçare nga Zvicra.

Mediat lokale raportuan se viktima është shqiptar nga Kosova, ndërsa për këtë ngjarje kanë raportuar edhe BBC dhe media të tjera prestigjioze.

Autoritetet njoftuan se djali ishte sulmuar mesditën e djeshme ndërsa po shkonte nga shkolla në shtëpi.

Ai ishte gjetur në rrugë me hemorragji nga mësuesja e tij e cila menjëherë ka njoftuar autoritete, por 7-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Policia e ka cilësuar rastin si të “krim të tmerrshëm”, ndërsa thonë se nuk e dinë ende motivin e ngjarjes makabër.

Autoritet kanë ftuar të gjithë dëshmitaret që të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndërsa zyrtarët policorë dhe të hetimeve ishin në vendngjarje, 75-vjeçarja shkoi në stacioni policor dhe tha se ajo ishte përgjegjëse për sulmin.
Prokurorët nuk kanë bërë të ditur nëse viktima apo familjarët e tij dhe e dyshuara njiheshin më parë.