fbpx

Tre milionë britanikë kanë nënshkruar peticion kundër Brexit

Peticioni i cili i bën thirrje Qeverisë britanike ta tërheqë Nenin 50 me të cilin rregullohet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, sot e kanë nënshkruar tre milionë njerëz.

Faqja zyrtare e internetit është bërë e pakapshme dje në mëngjes, kur peticioni ka marrë një numër të madh të nënshkrimeve deri më tani, bëri të ditur komisioni parlamentar për peticion.

Një numër i madh i personaliteteve të njohur dhe deputetë në Tuiter kanë shfaqur mbështetje për peticionin, i cili është ndër më të popullarizuarit që deri më tani janë publikuar në faqen e internetit të Parlamentit.

Dauning Strit ka sugjeruar se kryeministrja Tereza Mej me siguri do ta injorojë peticionin, duke theksuar se ajo “nuk do ta mbështesë tërheqjen e nenit 50”.