fbpx

“Titanik 2”, 3 vjet burg për Mijallkovin, 3 vjet e dy muaj për Thaçin

Gjykata Penale ka dënuar me tre vjet burg ish-kreun e DSK-së, Shasho Mijallkov, ndërsa tre vjet e dy muaj për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi . Ndërsa ish-anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, i është shqiptuar masë me katër vjet e gjashtë muaj burg, kurse anëtarëve Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev u janë shqiptuar nga tre vite burg, të gjithë të akuzuar në lëndën “Titanik 2” të PSP-së. Lënda “Titanik 2”, ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore të regjistruara gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në qytetin e Strumicës. Seanca vazhdon me fjalën e palës mbrojtëse të të akuzuarave.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2056018237851881/