fbpx

Trump i kërkon Kongresit më shumë para kundër HIV/AIDS

Administrata e Donald Trump i kërkoi sot Kongresit amerikan një shumë të re prej 290 milionë dollarësh për të konkretizuar angazhimin presidencial që t’i japë fund epidemisë së SIDA-s (HIV/AIDS) në SHBA brenda 10 viteve.

Presidenti amerikan kishte njoftuar këtë plan gjatë fjalimit mbi Unionin në Kongres më 5 shkurt.

Synimi është që të reduktohet numri i infektimeve të reja me 75% në pesë vite dhe 90% në 10 vite, në raport me rreth 38 000 infektime vjetore që është aktualisht në SHBA.