fbpx

Turqi, inflacioni arrin mbi 19 për qind

Gjatë muajit shkurt në Turqi inflacioni shënoj kuotën 19,67 për qind sipas të dhënave të statistikave turke të publikuara sot.

Muajin e kaluar inflacioni shënoji rritjen më të lartë duke arritur në vlerën 20,35 për qind. Instituti i statistikave TurkStat tha se rritja e çmimeve ka qenë kryesisht në ushqime dhe në pijet joalkoolike me 29,25 për qind.

Megjithatë, ekonomistët në Turqi parashikojnë se deri në fund të vitit inflacionin do të ulet dhe do të arrijë në 15,78 për qind.

Në janar Banka Qendrore e Turqisë tha se inflacioni në fund të vitit të kaluar ra deri në 14,62 % duke pësuar sërish një tjetër rritje në fillim të këtij viti.

Sipas programit turk të ekonomisë, të shpallur në shtator të vitit të kaluar nga qeveria turke, inflamacioni për këtë vit duhet të ulet në 15,9 për qind, ndërsa për vitin 2020 duhet të arrijë në 9,8, kurse deri në vitin vitin 2021 ai duhet të ulet deri në 6.0 për qind.