fbpx

Turqi, rivotim në 39 zona të Stambollit

Komisioni Zgjedhor në Turqi vendosi të ketë rinumërim të votave në shtatë nga 39 zonat e Stambollit. Numërimi fillestar i votave të zgjedhjeve lokale tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë. Mirëpo Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan, e kundërshtoi rezultatin zgjedhor në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në këto dy qytete kryesore të Turqisë. Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, mirëpo rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore. Gazetat pro-qeveritare thanë se kishte pasur një konspiracion kundër Turqisë në zgjedhjet lokale. Gazeta Star e krahasoi rezultatin me një përpjekje grushti shteti të vitit 2016 dhe protestat kombëtare më 2013.

Alsat