Turqia i kërkon Maqedonisë të arrestojë strukturat e FETO-s

E dimë që ekzistojnë struktura të caktuara të organizatës terroriste të FETO-s. Në këtë kontekst shumë herë kemi pasur bashkëpunime ndërmjet institucioneve të dy vendeve. Tani kemi momente të reja, me të cilat ballafaqohemi dhe shpresoj që këtyre ditëve të ndërmarrën masave konkrete kundër këtyre terroristëve. Kemi edhe emra konkret të disa prej kryesorëve të këtyre strukturave, të cilat i kemi shkëmbyer me autoritetet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut – deklaroi Hulusi Akar, Ministër i Mbrojtjes së Turqisë.

Duke komentuar deklaratën e homologut të saj turk se strukturat e FETO-s në Maqedonia ndikojnë në raportet mes dy vendeve, Shekerinska tha se kjo çështje nuk do të pengojë procesin e ratifikimit të protokollit nga Turqia për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ne nuk diskutuam për çështje ditësh apo javësh, ne diskutuam në përgjithësi për çështjet, të cilat i vlerësojmë si të rëndësishme për të dyja vendet dhe kështu do të vazhdojmë të diskutojmë edhe më tej. Qeveria e RMV-së dhe Kryeministri me gjestet tona dhe prezencën në ngjarje të caktuara dëshmojnë se e vlerësojnë përkrahjen e Turqisë dhe tregojmë se ky lloj i solidaritetit dhe mbështetjes që e kemi marr, jemi të gatshëm edhe ta rikthejmë. Për këtë arsye nuk pres që të rrezikohet ratifikimi i protokollit tonë për anëtarësim në NATO – u shpreh Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut.

Sipas dy ministrave, bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes ka qenë i frytshëm edhe në Misionet paqësore në Lindjen e Mesme, ku pjesëtarë të ARM-së kanë marrë pjesë në kuadër të kontingjentit të ushtrisë turke. Sheqerinska tha se besueshmërinë e kanë dëshmuar me faktin që në pozitën e dytë të komandës në Afganistan e ka udhëhequr pjesëtari armatës maqedonase. Kurse, Akar tha se më shumë se 1,200 pjesëtarë të ARM-së janë trajnuar nga shkollat e larta dhe institucionet ushtarake në Turqi.

Adnan Qaili